Tuesday, 27 August 2019

Hyrje


Hyrje
Këto blogje janë përgatitur nga disa predikime mbajtur në Kishën Ungjillore të Korçës dhe në takimet publike në Ersekë në vitet 90-të kur isha misionar kishëmbjellës në Shqipëri.  Qëllimi i tyre është ta shpjegojë atë që Dhiata e Re na mëson mbi çështjen e të lindurit sërisht.  Ato u botuan për herë të parë në broshurën time Të Lindurit Sërish.
Zoti Jezu dhe apostujt e bënë të qartë në mësimet e tyre se ishte fakt që për t’u bërë besimtar i vërtetë njeriu duhet të lindë sërisht.  Na mësojnë gjithashtu se kjo rilindje është e mundshme nëpërmjet veprimit dhe fuqisë së Perëndisë Frymë e Shenjtë dhe fjalës së Perëndisë.
Gjithashtu Bibla na e bën të qartë se e vetmja shpresë e sigurtë për të sjellë një ndryshim të qëndrueshëm në jetën e individit dhe, për rrjedhojë, më pas, edhe në jetën e kombeve tona, është të përjetosh një rilindje të tillë.  Për këtë arsye, këto blogje u kushtohen të gjithë vëllezërve dhe motrave në trupin e Krishtit nëpër kishat ungjillore të Shqipërisë, të cilët kam pasur kënaqësinë t’i njoh gjatë viteve.
Ju bekoftë Zoti ndërsa i lexoni!
Pastor Majku
 
Ju mund të hidheni tek faqja jonë e blogjeve Mësime Biblike në Shqip me anë të linkut që vijon: klikoni këtu