Copyright ©
2023 Michael A. Brown
Tek Psalmi 107:4-22 na përshkruhen lloje
të ndryshme njerëzish:
“Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në
vende të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin… Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e
vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhirë, sepse ishin rebeluar kundër
fjalëve të Perëndisë… Disa njerëz pa
mend vuanin prej sjelljes së tyre rebele dhe prej mëkateve të tyre…”
Mbase ti e ndien se je si këta
njërëz. Jeta jote është si një
shkretëtirë, boshe dhe e pakuptimtë dhe je larg Perëndisë dhe sigurisë së tij. Mbase e ke kaluar jetën në rebelim ndaj
Perëndisë dhe rrugës së tij dhe tani ndihesh i lidhur me zinxhirë shpirtërorë,
i zhytyr në errësirë dhe dëshpërim. Ndoshta
e di se për shkak të këtij rebelimi ke qenë si budalla gjithë jetën dhe se, për
shkak të kokëfortësisë sate, ke rënë në shumë mëkate dhe madje ke vuajtur si
pasojë e tyre.
Por tek ky psalm na thuhet gjithashtu
se sa herë që njerëzit thërrisnin me gjithë zemër emrin e Perëndisë, ai
tregonte besnikërinë e tij ndaj tyre dhe i çlironte:
“Por në fatkeqësinë e tyre ata i
thirrën Zotit dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre… [Ai] i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të
arrinin në një qytet ku të banonin… [Ai]
i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre… Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi…”
Tek Isaia 61:1-3 gjejmë disa fjalë të
mrekullueshme që përshkruajnë atë që Jezui mund të bëjë në zemrat tona:
“Fryma e Zotit është mbi mua, sepse
Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar
të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, t’u shpall çlirimin atyre në
robëri, hapjen e burgut të burgosurve, të shpall vitin e hirit të Zotit dhe
ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që
pikëllohen, për t’u dhënë gëzim atyre që pikëllohen… për t’u dhënë atyre një
diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e
lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar…”
O miku im, a je ti skamës në frymë? A je zemërthyer? A je rob i mëkatit? A je edhe ti në errësirë shpirtërore? A është edhe zemra jote në zi? A je edhe ti i pikëlluar? A je edhe ti i dëshpëruar? A je edhe ti i zhytur në dhimbje? Perëndia të do dhe dëshiron të të japë shpëtim
dhe shërim për zemrën, të të çlirojë nga vargonjtë në të cilët ndodhesh, të të
ngushëllojë dhe të të plotësojë nevojat. Ai dëshiron që me anë të Jezu Krishtit të të
japë diademën, vajin e gëzimit dhe mantelin e lavdërimit!
Bibla thotë që Jezui vdiq mbi kryq
për mëkatet tona dhe u ngjall së vdekurish ditën e tretë. Nëpërmjet tij ti mund të gjesh faljen për
mëkatet e tua dhe mund të marrësh jetën e re sepse ai është i gjallë! Jezui është ai që mund të të japë një jetë të
re frymërore. Ai mund të bëhet miku yt
më i mirë që do të të jetë më pranë se edhe vetë vëllai yt, dhe ai kurrë nuk do
të të lërë dhe braktisë. Bibla thotë se “Ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka
mbushur me të mira shpirtin e uritur”. (Ps. 107:9).
Tek Gjoni 7:37-38 Jezui na dha një ftesë
të madhe dhe gjithashtu një premtim të madh:
“Nëse dikush ka etje, le të vijë tek
unë e të pijë... [dhe] prej brendësisë së tij do të burojnë lumenj uji të
gjallë”.
A je edhe ti i etur? A është boshe zemra jote? Mos vallë edhe ti e ndien se jeta jote nuk ka
kuptim? Jezui është ai që mund të
plotësojë nevojat më të thella të zemrës sate. Eja tek ai dhe pi!
“Ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që
do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës”. (Apok. 22:17)
A do të thërrasësh edhe ti Perëndinë
dhe a do t’i kërkosh falje? A do të
pendohesh për ato gjëra që ke bërë në jetën tënde dhe a do të fillosh të ecësh
në rrugën e tij tani? A do t’i kthehesh
atij si një fëmijë i humbur? A do të
lutesh dhe t’i tregosh atij gjërat më të thella të zemrës sate? Bibla thotë: “Po t’i rrefëjmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na
falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi”. (1 Gjoni 1:9).
Nëse e ndien se ke dëshirë që t’i
lutesh Perëndisë për të të falur mëkatet dhe t’i kërkosh Jezuit të jetë
Shpëtimtari yt, këtë mund ta bësh duke bërë këtë lutje me gjithë zemër:
At Perëndi, të lutem në emër të
Jezuit të më falësh për mëkatet që kam bërë ndaj teje në jetën time. Më fal që kam shkuar në atë rrugë që shkonte
larg teje. Të lutem jepmë një zemër të
pastër, të pastër si dëbora. Të lutem më
jep atë jetë të re për të cilën flet Bibla dhe ndihmomë të ec në rrugën tënde. Amin!
No comments:
Post a Comment